Autoritetet shqiptare do të kërkojnë sërish të ekstradojnë nga Greqia, Bledar Jambellin të akuzuar si porositësin e vrasjes së komisarit Artan Cuku në Prill të 2017-tës.
Jambelli, i njohur ndryshe edhe me emrin Rikardo Muho u arrestua në Greqi një vit më parë, por autoritetet vendase refuzuan ekstradimin në Shqipëri me argumentin se i rrezikohej jeta.
Ministria e Drejtësisë përmes kësaj shkrese të drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme, kërkon të informohet mbi fazën aktuale të gjykimit të çështjes në Shqipëri jo vetëm Jambellin, por edhe Kristaq Lecin, i dyshuar si personi që ndërmjetësoi mes porositësit dhe vrasësit të Cukut, për të parë nëse ndaj tyre është regjistruar ndonjë procedim penal.
Pas kësaj pritet që të kërkojë ekstradimin e tyre nga Greqia drejt vendit tonë për t?u përballur me drejtësinë. Për vrasjen e kryekomisarit Artan Cuku është arrestuar 25-vjeçari Mikel Shallari, personi që zbardhi të gjithë ngjarjen e rëndë.
Ai tregoi se ishte paguar 20 mijë Euro për vrasjen dhe porositësi ishte Bledar Jambelli. 25-vjeçari nga Kuçova u dënua me 10 vite heqje lirie duke qenë se ai fitoi statusin e bashkëpunëtorit.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/